Shtunë, 11 Prill 2026, 08:00

Pamje të Pashkës nga Bullgaria

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Festa e festave – Ringjallja e Krishtit është kohë për gëzim, e përjetuar së bashku me njerëzit tanë më të dashur. Por gjithashtu edhe për udhëtim – të presim Pashkën në një vend të ri, mes zbukurimeve të bukura të tempujve dhe hapësirave publike, i jep forcë gjallëruese shqisave tona. Tani ju ofrojmë një shëtitje të tillë virtuale nëpër Bullgari, me një vështrim drejt Këndeve të Pashkës, të cilat plotësojnë larminë e festës së madhe pranverore:

FOTO: BTA

Dobriç, Bullgaria Verilindore

Kompleksi etnografik “Dobriçi i Vjetër” i pret kureshtarët ndaj jetesës dhe së kaluarës bullgare me hapësira të dekoruara tematikisht. Në kauzën që “Dobriçi i Vjetër” të jetë një vend pozitiv dhe me ngjyra, që mbush me kuptim dhe frymëzim, përveç ekipit të Muzeut Historik Rajonal, marrin pjesë edhe shumë vullnetarë, mësojmë nga informacion i BTA.

Goce Dellçev, Bullgaria Jugperëndimore

Nxënës nga Goce Dellçev dekoruan vezët e mëdha të Pashkës, të cilat janë pjesë e zbukurimit festiv në pjesën qendrore të qytetit. Përmes përfshirjes së fëmijëve në aktivitete të tilla nxitet pjesëmarrja e tyre në jetën shoqërore dhe krijohen kushte për shfaqjen e aftësive të tyre krijuese – kujtojnë nga Komisioni Komunal për luftë kundër sjelljeve antisociale të të miturve dhe të rinjve, sipas BTA.

FOTO: Komiteti Komunal për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve - Goce Dellçev

Razgrad, Bullgaria Verilindore

Zbukurimi i Pashkës gëzon banorët dhe mysafirët e Razgradit. Në kopshtin pranë Kullës së Sahatit dhe në Parkun e Qytetit janë vendosur vezë të mëdha prej stiropori dhe lepuj. Një hark i ngjyrosur i Pashkës lidh Qendrën Kulturore Komunale me monumentin e Mjeshtrit Manoll, ka edhe një kënd të veçantë për fotografi.

FOTO: BTA

Kazanllëk, Bullgaria Qendrore

Lule, urime, skena biblike, si dhe personazhet e shkrimtarit lokal humorist dhe piktorit Dimitar Çorbaxhijski – Çudomir, janë pikturuar në dhjetëra vezë shumëngjyrëshe të Pashkës, të vendosura në hapësirat e parkut pranë sheshit qendror “Sevtopolis” në Kazanllëk. Zbukurimi i vezëve është vepër e fëmijëve nga shkollat dhe kopshtet lokale. Ekspozita është nën moton “Pashkë e larmishme”, mësojmë nga BTA.

FOTO: BTA

Sliven, Bullgaria Juglindore

Interpretim të ndryshëm të vezës së Pashkës si bartëse e një mesazhi shpirtëror shohim në projektet e nxënësve nga Gjimnazi Kombëtar i Arteve (NHG) “Dimitër Dobroviç” në Sliven, të cilët për një vit radhazi morën pjesë në konkursin tradicional “Vezë e shkruar e Pashkës – 2026”, organizuar nga Komuna e Slivenit dhe NHA.

FOTO: BTA

Sofje

Nxënës nga 9 shkolla të kryeqytetit u përfshinë në iniciativën e Bashkisë së Sofjes për përgatitjen e zbukurimeve të Pashkës. Vezët e dekoruara nga fëmijët zbukurojnë hapësira të njohura të qytetit, si sheshi para tempullit “Shën Aleksandër Nevski”, bulevardi “Vitosha”, Kopshti Borisova dhe Kopshti i Qytetit, ku banorët e kryeqytetit dhe mysafirët e Sofjes mund t’i shohin dhe të fotografohen me to.

FOTO: BTA

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski