Dyzet e shtatë vjet nga fluturimi i kozmonautit tonë të parë, Georgi Ivanov

Premte, 10 Prill 2026, 13:44

Georgi Ivanov

Georgi Ivanov

FOTO: Bashkia e Lloveçit

Madhësia e shkronjave

Para 47 vitesh, Georgi Ivanov u bë bullgari i parë që fluturoi në Hapësirë.

Në këtë ditë të vitit 1979, në orën 20:34 sipas kohës së Moskës, anija kozmike “Sojuz-33” u lëshua në orbitë rreth Tokës. Në bord, së bashku me komandantin e misionit, Nikollaj Rukavishnikov, ndodhej edhe Georgi Ivanov.

FOTO: BNR - arkiv

Për shkak të një defekti teknik, anija kozmike nuk arriti të lidhej me stacionin orbital “Saljut-6”. Dy kozmonautët arritën ta ulin anijen 320 kilometra në juglindje të Zhezkazganit, pas tridhjetë e një rrotullimeve të plota rreth Tokës. Ivanov dhe Rukavishnikov kaluan në Hapësirë një ditë, 23 orë dhe 1 minutë.


FOTO: BNT - arkiv

Gjatë gjithë misionit, kozmonauti bullgar mbeti i qetë. Pulsi i tij nuk e tejkaloi normën, madje as kur u desh të kryhej një ulje emergjente, e cila konsiderohet si rekord botëror.

FOTO: BNT - arkiv

Lexoni më shumë: 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva