LAJME

Artikull

Perniku me shanse për t’u shpallur Kryeqytet Evropian i Rinisë në vitin 2029

Premte, 10 Prill 2026, 14:44

Perniku me shanse për t’u shpallur Kryeqytet Evropian i Rinisë në vitin 2029

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Qyteti bullgar Pernik është ndër finalistët për titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2029”. Kandidatura e tij është një vlerësim për politikën e qëndrueshme në mbështetje të të rinjve dhe për përfshirjen e tyre aktive në qeverisjen vendore, tha për BTA Viktoria Dimitrova, ndërmjetëse rinore në Këshillin Konsultativ për Politikën Rinore pranë Bashkisë së Pernikut.

“Aktualisht jemi në komunikim me institucionet arsimore për të ofruar një kontekst më të gjerë evropian, si për tërheqjen e të rinjve nga Evropa, ashtu edhe për shkëmbimin e përvojës kulturore për të rinjtë tanë. Qëllimi është që kandidatura të krijohet nga vetë ata dhe të pasqyrojë mendimin e tyre dhe vizionin për qytetin”, deklaroi Viktoria Dimitrova.

Kandidatura e Pernikut bazohet në një strategji afatgjatë për rininë, e zhvilluar së bashku me të rinjtë dhe organizatat rinore. Në qytet tashmë funksionojnë mekanizma për përfshirjen e të rinjve – fokusi është vendosur te qasja e barabartë në mundësi, arsim, sipërmarrje, aftësi të gjelbra dhe digjitale, si dhe te forcimi i bashkëpunimit evropian.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva