LAJME

Artikull

Delfinët në Varnë do të argëtojnë falas fëmijët për Pashkë

Shtunë, 11 Prill 2026, 04:00

Delfinët në Varnë do të argëtojnë falas fëmijët për Pashkë

FOTO: BNR - Radio Varna

Madhësia e shkronjave

“Delfinariumi Varna” dhuron një biletë falas për fëmijët deri në moshën 12 vjeç me rastin e pushimeve pranverore dhe festave të Pashkëve. Nga sot deri të hënën ata do të mund të ndjekin gjashtë shfaqje me titullin “Pashkë me delfinët”, të cilat do të zhvillohen në orën 12:00 dhe 15:30.

“Ejani të shihni shfaqjen e delfinëve dhe të argëtoheni me Doli, Joana, Bimbo, Kimbo dhe Fliper”, ftojnë nga delfinariumi. Shfaqjet e artistëve më të dashur detarë do të pasurohen me një program të pasur animacioni.

Delfinët kryejnë kërcime në lartësi, salto të dyfishta dhe aksel të trefishtë, këndojnë dhe kërcejnë rock and roll dhe vals, si dhe shpëtojnë një person në ujë. Një pjesë e shfaqjes përfshin edhe lojë futbolli me publikun.

“Delfinariumi Varna” është destinacioni turistik numër një për bullgarët, si edhe për mijëra vizitorë nga Rumania, Gjermania, Çekia, Polonia dhe vende të tjera, njofton BGNES.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva