LAJME

Artikull

Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare të vendit

Shtunë, 11 Prill 2026, 10:55

Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare të vendit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku në pikat kufitare të kontrollit dhe kalimit të Bullgarisë, në orën 06:00 të datës 11.04.2026, në kufijtë me Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Serbinë, është normal.

Në Urën e Danubit (Ruse – Giurgiu), që nga data 9 prill u vendos një organizim i përkohshëm për kalimin e trafikut, ndërsa lëvizja zhvillohet në të dy drejtimet. Më 14.04.2026, rreth orës 08:00, rregullimi i trafikut në Urën e Danubit do të rikthehet në normalitet.

Në kufirin me Greqinë, nëpër pikat kufitare “Rudozem”, “Zllatograd”, “Makaza” dhe “Ivajllovgrad” kalojnë automjete të lehta dhe minibusë deri në 3.5 tonë. Nëpër pikat kufitare “Kullata”, “Ilinden” dhe “Kapitan Petko Vojvoda” kalojnë automjete të lehta, autobusë dhe mjete të rënda transporti.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova