EKONOMI

Artikull

Gjermania dhe Rumania janë destinacionet më të preferuara për biznes

Shtunë, 11 Prill 2026, 14:40

Gjermania dhe Rumania janë destinacionet më të preferuara për biznes

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Gjermania dhe Rumania janë destinacionet më të preferuara për udhëtime biznesi dhe bashkëpunim. Këtë e tregon një anketim i kryer nga Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë mes anëtarëve të saj në periudhën 5–13 mars. Më pas në Top 15 renditen Turqia, Zvicra, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Kina, Greqia, Serbia, Egjipti, Afrika e Jugut, Suedia, Japonia dhe Austria.

Sa i përket formave të bashkëpunimit ekonomik me partnerë të huaj, kompanitë tregojnë kryesisht interes për eksportin e mallrave (54.67%), si dhe për modele të tjera bashkëpunimi – shkëmbim të praktikave të mira (41.33%) dhe mundësi inovacioni (35%).


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova