LAJME

Artikull

Agjencia e Ushqimit po kërkon 800 qengja të therur

Shtunë, 11 Prill 2026, 16:09

Agjencia e Ushqimit po kërkon 800 qengja të therur

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Tetëqind qengja të therur, të destinuar për asgjësim për shkak të mungesës së identifikimit shëndetësor dhe dokumentacionit shoqërues, “zhdukën” nga një kombinat mishi në Svishtov. Kjo ndodh vetëm dy ditë pasi inspektorët e Agjencisë Bullgare për Sigurinë e Ushqimit ndaluan pjesërisht aktivitetin e ndërmarrjes për shkak të shkeljeve. Sipas informacionit të pronarit, trupat e qengjave u dërguan në një impiant për përpunimin e mbetjeve shtazore në Greqi. Megjithatë, kontrolli e kundërshton këtë pretendim. Nuk përjashtohet mundësia që sasi nga këto parti të kenë arritur në rrjetin tregtar. Kërkimi për sasitë e munguar vazhdon.

Agjencia thekson se produktet me origjinë të paqartë ose pa dokumentacionin e nevojshëm ndalohen nga tregtimi.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova