Artikull
12 000 leje për punëtorë nga vende të treta në turizëm për tremujorin e parë
Shtunë 11 Prill 2026 16:19
Shtunë, 11 Prill 2026, 16:19
Irena Georgieva
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në vitin 2025 u lëshuan gjithsej 24 000 leje për punëtorë nga vende të treta në sektorin e turizmit, ndërsa vetëm për tremujorin e parë të këtij viti u dhanë 12 000 leje nga Agjencia e Punësimit, njoftoi ministrja në detyrë e turizmit, Irena Georgieva, për BNT. Ajo theksoi se fuqia punëtore sigurohet kryesisht nga vende aziatike përmes kompanive ndërmjetëse. Ndër vendet kryesore nga vijnë kandidatët janë India dhe Uzbekistani, ku u ndërmorën masa për përshpejtimin e lëshimit të vizave. Këtë vit ka kandidatë edhe nga Indonezia, Filipinet dhe Kirgjistani. Sipas Georgievës, megjithatë, kjo nuk është një zgjidhje e qëndrueshme për problemin e mungesës së fuqisë punëtore. Duhet të punohet që kuadrot e përgatitura për turizmin në Bullgari të qëndrojnë në vend.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova