SHOQËRI

Artikull

Sinodi i Shenjtë: T’i falim të afërmit tanë, të jemi të mëshirshëm

Shtunë, 11 Prill 2026, 18:08

Sinodi i Shenjtë: T’i falim të afërmit tanë, të jemi të mëshirshëm

FOTO: Patrikana Bullgare

Madhësia e shkronjave

Ngjallja e Krishtit është ngjarja më e pritur dhe më e dëshiruar në historinë e njerëzimit, e predikuar dhe e parathënë nga profetët e Dhiatës së Vjetër, e dëshmuar nga apostujt e shenjtë dhe gratë miroprurëse, si dhe e vulosur me gjakun dhe vuajtjet e një numri të panumërt martirësh dhe rrëfyesish të besimit. Kjo thuhet në mesazhin e Sinodit të Shenjtë për Ngjalljen e Krishtit.

Sinodi i Shenjtë na bën thirrje “të përvetësojmë virtytet e përhershme ungjillore, të marrim pjesë në jetën misterore të Kishës së shenjtë Ortodokse, të ndjekim shembullin e shenjtorëve, t’u falim të afërmve tanë, të jemi të mëshirshëm, të luftojmë kundër individualizmit, varësive, ndarjeve dhe largimit mes nesh, si dhe kundër çdo mëkati “që na josh lehtësisht” (Heb. 12:1).

“U urojmë të gjithë bijve të Kishës sonë të shenjtë në Bullgari dhe jashtë kufijve të Atdheut tonë shëndet, paqe, forcë shpirtërore dhe gëzim i Ngjalljes së Krishtit!”, theksojnë nga Sinodi i Shenjtë.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova