Artikull
Parashikimi i motit për 12 prillin 2026
Ditën e Pashkëve pritet mot kryesisht me diell, me reshje të lehta në disa zona
Shtunë 11 Prill 2026 18:35
Shtunë, 11 Prill 2026, 18:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës së të shtunës duke u gdhirë e diela, në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i kthjellët. Vranësira të konsiderueshme do të ketë mbi rajonet juglindore të vendit, por vetëm në disa zona në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë reshje të dobëta shiu. Rreth mesnatës era do të jetë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja, ndërsa temperaturat minimale do të jenë kryesisht midis 0° dhe 5°, në Sofje rreth 2°.
Të dielën do të mbizotërojë moti me diell, pasdite me shtim të përkohshëm të vranësirave, por vetëm në disa zona në rajonet lindore dhe malore do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu, në Bullgarinë Lindore nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 13° dhe 18°, pak më të larta në skajet jugperëndimore. Në Sofje temperatura maksimale do të jetë rreth 15°.
Në zonat malore do të mbizotërojë moti me diell. Pasdite do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por vetëm në disa vende do të ketë reshje të dobëta. Do të fryjë erë e moderuar dhe e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 6°, ndërsa në 2000 metra rreth -1°.
Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë të shpërndara, ndërsa para mesditës kryesisht të dendura dhe në disa zona të ketë reshje të dobëta. Do të fryjë erë e moderuar nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 10°–12°, të ngjashme me temperaturën e ujit të detit, e cila do të jetë 9°–11°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova