LAJME

Artikull

Plovdivi e pret Pashkën me koncerte

Dielë, 12 Prill 2026, 04:15

Plovdivi e pret Pashkën me koncerte

FOTO: Bashkia e qytetit Plovdiv

Madhësia e shkronjave

Për Pashkë – festën më të shenjtë në kalendarin e krishterë – qyteti me histori mijëravjeçare, Plovdivi, u ka bërë thirrje banorëve dhe vizitorëve të tij të kremtojnë Ngjalljen e Krishtit nën qiell të hapur. Në sheshin qendror “Stefan StambolLov”, nga ora 12:00, koncert do të mbajë Big Band Plovdiv – xhaz dhe swing do të tingëllojnë nën drejtimin e dirigjentit Nikollaj Geshev. Nga ora 17:30, festa do të vazhdojë me tinguj modernë dhe shumë energji nga Elia Todorova dhe ELIYA & Live Band.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova