Artikull
Dielë 12 Prill 2026 11:21
Dielë, 12 Prill 2026, 11:21
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Motrat Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe femra në Kampionatin Evropian të Badmintonit në qytetin spanjoll Uelva. Të renditura si numër 1 në skemë, ato mundën në finale Bengisu Erçetin dhe Nazlıcan İnci (Turqi) me 21:11, 21:17 për 40 minuta dhe mbrojtën vendin e parë të fituar vitin e kaluar.
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva, të cilat stërviten nën drejtimin e Petja Nedellçevës, luajtën në finalen e tyre të shtatë radhazi në Kampionatin Evropian. Ato kanë gjithsej shtatë medalje – pesë të arta dhe dy të argjendta, si dhe janë dy herë kampione në Lojërat Evropiane.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva