Artikull
Parashikimi i motit për 13 prillin
Kryesisht me diell dhe temperatura nga minus 1° deri në 18° të hënën
Dielë 12 Prill 2026 19:00
Dielë, 12 Prill 2026, 19:00
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i kthjellët. Më shumë vranësira priten në zonat jugperëndimore, ku në disa vende do të bjerë shi i dobët, ndërsa në male – borë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 4°, përgjatë rrjedhës së poshtme të Strumës dhe Mestës 2°–3° më të larta, ndërsa në zonën e Sofjes – rreth 3°.
Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtime të përkohshme të vranësirave. Në disa zona të izoluara në jugperëndim do të ketë reshje të dobëta. Do të fryjë erë e lehtë, pas mesditës mesatare nga lindja‑juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13° deri në 18°, në Sofje rreth 16°.
Në male moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në masivet e Jugperëndimit kryesisht i vranët. Vetëm në disa vise do të ketë reshje shiu, ndërsa në majat më të larta të Pirinit – borë. Do të fryjë erë e lehtë, në majat e larta mesatare nga perëndimi‑veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 8°, në 2000 m rreth 3°.
Në bregdet moti do të jetë kryesisht me diell, pas mesditës me shtime të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë, pasdite mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 12°–13°. Temperatura e ujit të detit është 9°–11°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva