LAJME

Artikull

Reforma në pesë fusha rekomandon OECD për vendin tonë

Hënë, 13 Prill 2026, 09:34

Reforma në pesë fusha rekomandon OECD për vendin tonë

FOTO: mjs.bg

Madhësia e shkronjave

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), së cilës Bullgaria shpreson t’i bashkohet vitin e ardhshëm, i rekomandon vendit reforma në pesë fusha kryesore – arsimin, tregun e punës me theks te aftësitë e fuqisë punëtore, konkurrencën, korrupsionin dhe energjetikën. Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe përfshirja më e gjerë e të rriturve në programe arsimore dhe trajnimi është një nga masat që pritet të ndërmerren. “Ulja e pengesave rregullatore ndaj konkurrencës dhe lufta kundër korrupsionit, e shoqëruar me rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor, do të nxisnin flukset e investimeve drejt Bullgaria dhe do të rrisnin produktivitetin përmes një shpërndarjeje më efikase të burimeve”, theksohet në raportin “Bazat për rritje dhe konkurrueshmëri 2026”, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Në raport thuhet gjithashtu se kalimi nga prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri, pa cenuar sigurinë energjetike, do të inkurajojë investimet në energjinë e rinovueshme dhe në infrastrukturën përkatëse.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova