LAJME

Artikull

Andrej Gjurov: “Qeveria dëshiron të mbrojë zgjedhjet, jo t’i drejtojë ato”

Hënë, 13 Prill 2026, 11:11

Andrej Gjurov

Andrej Gjurov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Zgjedhjet në Bullgaria nuk janë për shitje”, tha kryeministri në detyrë Andrej Gjurov në një intervistë për Politico. Në prag të zgjedhjeve të teta parlamentare brenda pesë viteve, ai premtoi masa më të rrepta kundër blerjes së votave dhe manipulimit të procesit zgjedhor. “Ajo që duam të bëjmë si qeveri është të mbrojmë zgjedhjet, jo t’i drejtojmë ato”, thekson ai. Andrej Gjurov njoftoi se gjatë javëve të fundit autoritetet ndaluan mbi 200 persona në një operacion kombëtar kundër blerjes së votave dhe detyrimit, përfshirë edhe përmes programeve të mbështetjes sociale si ndihmat për ngrohje dhe ushqimet e ngrohta për personat vulnerabël. Sipas kryeministrit, kabinetet e koalicionit fokusohen më shumë në ruajtjen e pushtetit sesa në zbatimin e reformave për çështje për të cilat qytetarët protestuan. Ai paralajmëroi se, nëse këto probleme themelore nuk adresohen, vendi rrezikon të mbetet në një cikël të paqëndrueshmërisë politike dhe largimit të votuesve.

Kryeministri shtoi se Bullgaria mbetet një partner i besueshëm në kuadër të aleancave perëndimore si NATO dhe një aktor strategjik në fushën e sigurisë në Detin e Zi. “Nuk mund të presim momentin e duhur kur bëhet fjalë për sigurinë”, theksoi Gjurov, duke shtuar se partneriteti me Ukrainën i ofron vendit mundësi për zhvillimin e kapaciteteve dhe pajisjeve të avancuara të mbrojtjes, si dhe të infrastrukturës ushtarake me përdorim të dyfishtë – ushtarak dhe civil. Qeveria synon gjithashtu të distancohet nga vendime që i konsideron të motivuara politikisht, përfshirë Këshillin për Paqe të presidentit të SHBA-së Donald Trump, nga i cili Andrej Gjurov e tërheqoqi vendin, njofton Politico.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova