Artikull
Hënë 13 Prill 2026 11:36
Hënë, 13 Prill 2026, 11:36
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qindra besimtarë u nisën këtë mëngjes nga Manastiri i Baçkovos në procesionin tradicional liturgjik, për të çuar ikonën e Shën Hyjlindëses në vendin ku ajo ishte gjetur shekuj më parë, njofton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Plovdiv, Kremena Daneva. “Janë të shumta mrekullitë që lidhen me ikonën dhe kur mblidhen dhjetëra mijëra besimtarë, atëherë Zoti e dëgjon këtë lutje dhe derdh hirin e Tij mbi ne”, tha Episkopi i Veliçkës, Sionij, igumen i manastirit. Ai shtoi se shumë herë ishte dëshmitar i mrekullive përpara ikonës së Shën Hyjlindëses, por mrekullia më e madhe për të krishterët mbetet ajo e Ngjalljes së Krishtit.
Ikona mrekullibërëse kishte qëndruar e fshehur për më shumë se 160 vjet në zonën “Kluvijata”, lart në mal, gjatë viteve të vështira të pushtimit osman. Ajo u zbulua nga një bari në fillim të shekullit të XVII-të dhe që atëherë ruhet në kishën kryesore të manastirit, në një ikonostas të veçantë. Para ikonës, besimtarët luten për shëndet dhe mirëqenie.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova