Hënë 13 Prill 2026 13:18
Hënë, 13 Prill 2026, 13:18
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi në pikat kufitare të kalimit të Bullgarisë është normal, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare”. Autoritetet kufitare kujtojnë se u vendos një organizim i përkohshëm i qarkullimit në Urën e Danubit (Ruse–Gjurgju) në drejtim Ruse – Gjurgju dhe lëvizja është e hapur në të dy drejtimet. Më 14 prill në orën 08:00 pritet të rikthehet rregullimi normal i trafikut në Urën e Danubit (Ruse– Gjurgju).
Në pikat kufitare me Greqinë “Rudozem”, “Zllatograd”, “Makaza” dhe “Ivajllovgrad” lejohet kalimi i veturave dhe mikrobusëve deri në 3.5 ton, ndërsa në “Kulata”, “Ilinden” dhe “Kapitan Petko Voivoda” kalojnë vetura, autobusë dhe automjete të rënda.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova