SPORT

Artikull

Dy medalje bronzi nga Kampionati Evropian i Kërcimit në Trampolinë

Hënë, 13 Prill 2026, 13:37

Dy medalje bronzi nga Kampionati Evropian i Kërcimit në Trampolinë

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Atletët bullgarë fituan dy medalje bronzi në Kampionatin Evropian të Kërcimit në Trampolinë në qytetin portugez Portimao. Mariana Uzunova fitoi medaljen e parë në disiplinën individuale në grupmoshën deri në 21 vjeç. Kampione u shpall garuesja nën flamur neutral Viktoria Osejuk. Po ashtu, Mariana Uzunova dhe partneri i saj Kallojan Petrov fituan medaljen e bronztë në garën e sinkronit të përzier. Titullin e fituan përfaqësuesit e Gjeorgjia, Maja Boçoridze dhe Cotne Çhaixe.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova