Artikull
Hënë 13 Prill 2026 14:45
Hënë, 13 Prill 2026, 14:45
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Plotësia e jetës sonë dhe e ekzistencës sonë merr kuptim përmes Ngjalljes së Jezu Krishtit, i cili u dha mundësi neve – njerëzve, që duam të jetojmë me të vërtetën, që besojmë se ekziston drejtësia hyjnore dhe që e dimë se Zoti bën dallim mes të drejtit dhe të padrejtit. Ne kemi shpresë se do të vendoset drejtësia e Zotit.” Këtë e tha Patriku Daniill, i cili kryesoi sot liturgjinë patriarkale në kishën e kryeqytetit “Ngjallja e Krishtit”. Patriku theksoi se drejtësia hyjnore në mënyrë të pashmangshme do të triumfojë, pavarësisht përpjekjeve për ta shtypur. Ai kujtoi se që në kohën e jetës tokësore të Jezu Krishti, prania e Tij ka qenë një denoncim për ata që nuk mund ta duronin dhe ta shihnin jetën e Tij. Sipas udhëheqësit shpirtëror, e vërteta nuk mund të heshtet. Në predikimin e tij, Patriku Daniill bëri thirrje që të pranojmë, ta ndiejmë dhe t’i besojmë hirit të Zotit, duke pastruar zemrat tona dhe duke duruar padrejtësitë që hasim në jetën tonë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova