LAJME

Artikull

Hedhim 41 kg ushqim në vit dhe prodhojmë 94 kg mbeturina

Hënë, 13 Prill 2026, 16:57

Hedhim 41 kg ushqim në vit dhe prodhojmë 94 kg mbeturina

FOTO: Radio Vidin

Madhësia e shkronjave

Çdo banor i Bullgaria gjeneron mesatarisht 94 kg mbeturina dhe hedh 41 kg ushqim në vit, tha për Radion Kombëtare Bullgare Eleonora Josifova nga ekipi “Zero Mbetje” i Shoqatës “Për Tokën”. “Aktualisht hidhen sasi të mëdha produktesh si nga restorantet, ashtu edhe nga zinxhirët ushqimorë”, shtoi ajo. Shpërdorimi ka një kosto reale – rreth 300 euro humbje në vit për çdo familje dhe mbi 9 miliardë euro për ekonominë. Eleonora Josifova theksoi se mbetjet ndikojnë edhe në mjedis: “Efekti serrë rritet. Është jashtëzakonisht problematike të shpërdorojmë një burim që në fakt është shumë i vlefshëm. Mbështetja më e mirë ndaj mjedisit është të mos krijojmë fare mbetje”, theksoi Josifova. “Prandaj duhet të blejmë me listë, me vetëdije, të mos furnizohemi tepër dhe të ndajmë tepricat me njerëzit që kanë nevojë”, këshillon ajo.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova