LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 14 prillin 2026

Mot me diell dhe temperatura deri në 20 gradë

Hënë, 13 Prill 2026, 18:25

Parashikimi i motit për 14 prillin 2026

FOTO: Borisllav Todorov

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara mesatare dhe të larta mbi vendin. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, ndërsa në Bullgaria Lindore – nga juglindja. Temperaturat minimale do të jenë mes 3° dhe 8°, ndërsa në Sofje – rreth 6°.

Të martën do të mbizotërojë mot me diell. Shtime të përkohshme të vranësirave do të ketë mbi Bullgarinë Veriperëndimore dhe në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet, por reshjet do të jenë pothuajse të papërfillshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja, në Bullgaria Lindore nga juglindja, ndërsa përgjatë luginës së lumit Struma nga jugu. Temperaturat maksimale në shumicën e zonave do të jenë mes 15° dhe 20°, ndërsa në Sofje rreth 17°. Gjatë natës së të martës duke u gdhirë e mërkurë, nga jugperëndimi do të fillojë shtimi i vranësirave.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell, me shtime të përkohshme të vranësirave, por pa reshje të konsiderueshme. Do të fryjë erë mesatare nga jug-jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 12°, ndërsa në 2000 metra rreth 4°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell me shtime të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 12°–14°, ndërsa temperatura e ujit të detit 9°–11°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë, me prirje për t’u forcuar.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova