Artikull
Martë 14 Prill 2026 09:28
Martë, 14 Prill 2026, 09:28
FOTO: Facebook/Andrej Gjurov; AP/BTA
Madhësia e shkronjave
E përgëzova Péter Magyar për rezultatin e zgjedhjeve. Gjithashtu përgëzova qytetarët e Hungarisë, të cilët shprehën vullnetin e tyre me aktivitet rekord dhe i treguan Evropës se demokracia nuk është vetëm një kuti votimi, shkroi kryeministri në detyrë Andrej Gjurov në faqen e tij zyrtare në Facebook.
"Evropa nuk është gjeografi dhe fonde financiare. Është një zgjedhje. Një zgjedhje për të qenë së bashku në vlerat tona. Për të ruajtur lirinë. Për të mbrojtur dinjitetin", shkruan kryeministri në detyrë.
"Ne pamë në Hungari se çfarë ndodh kur njerëzit besojnë se zëri i tyre ka fuqi. Tani vjen momenti ynë në Bullgari", shkruan Andrej Gjurov.
Udhëheqësi i opozitës hungareze Péter Magyar fitoi zgjedhjet parlamentare më 12 prill në Hungari dhe partia e tij e qendrës së djathtë TISA pritet të ketë një shumicë kushtetuese prej 2/3 në parlament, kujton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva