LAJME

Artikull

Kalimet kufitare funksionojnë normalisht pas festave të Pashkëve

Martë, 14 Prill 2026, 10:53

Kalimet kufitare funksionojnë normalisht pas festave të Pashkëve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku në kalimet kufitare bullgare dhe kalimet me Turqinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë është normal, njoftoi Policia Kufitare.

Nga ora 8 e mëngjesit të 14 prillit, rregullimi i trafikut në Urën e Danubit pranë Ruses është rivendosur dhe për shkak të riparimeve të mëdha të planifikuara, makinat do të lejohen të kalojnë nëpër një korsi. Për festat e Pashkëve nga 9 prilli, u prezantua një organizim i përkohshëm për të lejuar trafikun në Urën e Danubit në të dy drejtimet, njoftoi Agjencia Rrugore. 

Personeli ushtarak dhe pajisjet ushtarake do të kalojnë më 14 dhe 15 prill 2026, përgjatë rrjetit republikan rrugor dhe hekurudhor për të marrë pjesë në stërvitje të planifikuara, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Më 14 prill, një konvoj me pajisje ushtarake do të lëvizë nga Sliveni deri në poligonin e stërvitjes Koren në Haskovo, gjë që mund të ngadalësojë përkohësisht trafikun rrugor.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva