EKONOMI

Artikull

JEREMIE mbështeti 10 000 biznese të vogla e të mesme në Bullgari në 10 vjet

Martë, 14 Prill 2026, 11:51

JEREMIE mbështeti 10 000 biznese të vogla e të mesme në Bullgari në 10 vjet

FOTO: Ministria e Inovacioneve dhe Rritjes

Madhësia e shkronjave

Programi JEREMIE i BE-së në Bullgari është një shembull se si fondet publike, të përdorura në mënyrë strategjike dhe të mençur, mund të krijojnë një ekosistem të tërë që nuk ekzistonte më parë. Kjo u deklarua nga Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Marek Mora, në forumin në Sofje "JEREMIE Bullgaria: Mundësi të Reja". Sipas Morës, kjo është një arritje për të cilën Bullgaria duhet të jetë krenare dhe një model që vendet e tjera evropiane mund ta ndjekin.

Ai theksoi se 15 vjet më parë vendi praktikisht nuk kishte një treg financiar institucional të zhvilluar, ndërsa sot është ndër liderët në rajon me një ekosistem aktiv startup-esh dhe fonde dinamike investimi.

FOTO: Këshilli i Ministrave

Mora kujtoi se që nga viti 2010, përmes kredive, pjesëmarrjes në kapital dhe garancive, programi ka mbështetur rreth 10 000 kompani me një total prej 1.5 miliardë eurosh. Rreth 300 milionë euro janë kthyer tashmë në sistem dhe mund të riinvestohen.

Në vitin 2025, qeveria bullgare dhe Fondi Evropian i Investimeve nënshkruan një zgjatje të iniciativës deri në vitin 2035, duke investuar në teknologjitë kuantike, mikroelektronikë, teknologji hapësinore, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e pastra.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva