Artikull
Mërkurë 15 Prill 2026 04:55
Mërkurë, 15 Prill 2026, 04:55
FOTO: facebook.com/UKinBulgaria
Madhësia e shkronjave
Këtë muaj shënojmë 150-vjetorin e Kryengritjes së Prillit. Me këtë rast, ambasada britanike organizon një ekspozitë udhëtuese për lidhjen e William Gladstone-it me kryengritjen. Ekspozita titullohet “Dy luanë – një kauzë” (Si kryengritja bullgare dhe William Gladstone-i vunë në provë ndërgjegjen politike të Britanisë).“Me ekspozitën tonë duam t’u tregojmë bullgarëve se cili ka qenë ndikimi i kryengritjes mbi Mbretërinë e Bashkuar – si mbi opinionin publik, ashtu edhe mbi politikën britanike. Gladstone ka shkruar librin “Tmerret bullgare dhe Çështja Lindore”, i cili ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në opinionin publik dhe është botuar në rreth 200 000 kopje vetëm për tre muaj”, tregoi për Televizionin Kombëtar Bullgar Nathaniel Copsey, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Ekspozita hapet më 15 prill në Sofje, në Vivacom Art Hall (rruga “Oborishte” nr. 5), dhe mund të vizitohet aty deri më 2 maj, pas së cilës do të zhvendoset në Koprivshtitsa. Në qershor do të jetë në Veliko Tërnovo dhe Ruse, ndërsa në gusht – në Varna. Ajo është interaktive dhe përfshin materiale video, biseda me një version digjital të William Gladstone-it, fotografi dhe dokumente nga epoka e Kryengritjes së Prillit.
Lexoni më shumë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova