Artikull
Ministri i Energjisë: Të mos preket rezerva e karburanteve
Martë 14 Prill 2026 15:16
Martë, 14 Prill 2026, 15:16
Ministri Trajço Trajkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Rezervat 90-ditore të karburanteve nuk duhet të përdoren për uljen e çmimeve, por të ruhen si një buffer në rast të mungesës fizike. Këtë e deklaroi Ministri i Energjisë në detyrë, Trajço Trajkov, para gazetarëve pas inaugurimit të Depozitës Kombëtare për Mbetje Radioaktive në Kozlloduj.
Sipas tij, rritja e çmimeve të karburanteve nuk ka ndikuar ndjeshëm në konsum. Ministri njoftoi se në ditët në vijim pritet miratimi nga Komisioni Evropian i një skeme për mbështetjen e industrisë me konsum të lartë energjie, dhe masa do të ruajë vendet e punës si dhe konkurrueshmërinë e kompanive.
Sipas Trajkovit, masat administrative ose të ashtuquajturat masa shtrënguese për vendosjen e tavaneve të çmimeve mund të çojnë në mungesa dhe vështirësi në zinxhirët e furnizimit, gjë që në fund të fundit çon në çmime më të larta, transmeton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva