Artikull
Bullgarët janë liderë në BE për pagesat shtesë në shëndetësi
Martë 14 Prill 2026 16:25
Martë, 14 Prill 2026, 16:25
FOTO: Freepik
Madhësia e shkronjave
Inflacioni në sektorin e shëndetësisë në Bulgaria gjatë vitit 2026, krahasuar me vitin 2025, është dy herë më i lartë se inflacioni i përgjithshëm në vend, tregon një analizë e kompanisë Health Metrics, e specializuar në mbledhjen, analizimin dhe paraqitjen e informacionit shëndetësor, social dhe ekonomik, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Gati gjysma e të punësuarve në vend janë mbi 45 vjeç — një moshë mbi të cilën rriten ndjeshëm sëmundjet kronike. Bulgaria është ndër shtetet që po plaken më shpejt në Bashkimin Evropian, ndërsa vdekshmëria e parandalueshme në vend mbetet ndër më të lartat në BE, thuhet në analizë.
Pjesa e pagesave shtesë nga ana e qytetarëve është më shumë se dyfish në krahasim me vendet e tjera të BE-së. Brenda pesë viteve, shpenzimet e një familjeje për shëndetësi u rritën me 60%, duke e renditur vendin tonë në vend të parë në BE për pagesat shtesë nga ana e familjeve. Rreth 77% e këtyre pagesave nga pacientët bullgarë shkojnë për barna, duke përfshirë edhe ato që rimbursohen pjesërisht nga fondi i sigurimeve shëndetësore.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova