Premte 17 Prill 2026 05:20
Premte, 17 Prill 2026, 05:20
FOTO: zooexpo.bg
Madhësia e shkronjave
Nga 17 deri më 19 prill 2026, Sofja (Qendra “Inter Expo Center”) do të jetë mikpritëse e edicionit të tretë të SOFIA ZOO EXPO 2026 – ekspozita më e madhe për kafshët në Bullgari. Forumi do të mbledhë përfaqësues të ndryshëm të botës shtazore, dashamirës të kafshëve dhe profesionistë të sektorit.
Ekspozita nis më 17 prill me diskutime për profesionistët, të fokusuara në zhvillimin e industrisë, inovacionet në mjekësinë veterinare dhe tema të tjera.
FOTO: zooexpo.bg
Gjatë fundjavës (18 dhe 19 prill), ekspozita hap dyert për publikun e gjerë me një program të pasur skenik dhe një zonë të dedikuar për fëmijë. Ndër aktivitetet kryesore përfshihen shfaqje me papagaj, demonstrime të kujdesit estetik për kafshët (grooming), trajnime për kafshët shtëpiake dhe prezantime të produkteve inovative. Do të paraqiten raca të ndryshme qensh dhe macesh, ushqime për kafshë, akuariume dhe shumë të tjera.
Hyrja për fëmijët deri në 7 vjeç është falas.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova