Artikull
Mërkurë 15 Prill 2026 09:29
Mërkurë, 15 Prill 2026, 09:29
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Bullgaria mori zgjatje të derogimit për “Lukoil”-in edhe për 6 muaj të tjerë. Kjo përcaktohet në një licencë të lëshuar nga Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Ministrisë së Financave të Shteteve të Bashkuara. Vendimi për derogimin u mor dy javë përpara afatit përfundimtar që kishte Bullgaria – 29 prilli, njoftoi zyra për shtyp e qeverisë. Ministri i Energjietikës, Trajço Trajkov, theksoi se vendimi ka rëndësi kyçe për stabilitetin e tregut.
Zgjatja e heqjes së pjesshme të sanksioneve ndaj “Lukoil”-it në Bullgari do t’i lejojë rafinerisë në Burgas të vazhdojë të funksionojë normalisht dhe me kapacitet të plotë, komentoi në rrjetin social Facebook kryeministri në detyrë, Andrej Gjurov, i cili më 9 prill zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Marko Rubio.
SHBA-të vendosën sanksione ndaj kompanive “Lukoil” dhe “Rosneft” në fund të tetorit 2025, me qëllim uljen e të ardhurave nga tregtia e naftës në buxhetin e Rusisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova