Artikull
Mërkurë 15 Prill 2026 10:14
Mërkurë, 15 Prill 2026, 10:14
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Në pesë vende në Maqedoninë e Veriut, shtetasit bullgarë do të mund të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 19 prillit. Përveç ambasadës së Bullgarisë në Shkup dhe Konsullatës së Përgjithshme të vendit në Manastir, qendra votimi do të hapen edhe në Ohër, Strumica dhe Prilep.
Janë paraqitur 210 kërkesa për votim në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa numri më i madh është në Strumica – 62. Në zgjedhjet e zhvilluara në tetor 2024, kërkesat për votim në territorin e Maqedonisë së Veriut ishin 26; në zgjedhjet e qershorit të po atij viti paraqitën kërkesa 120 shtetas bullgarë; për zgjedhjet e prillit 2022 – 163; ndërsa për zgjedhjet e tetorit 2022, kërkesat për votim në vend ishin 181.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova