EKONOMI

Artikull

Furnizuesi shtetëror kërkon rritje të çmimit të gazit natyror me 5%

Mërkurë, 15 Prill 2026, 11:54

Furnizuesi shtetëror kërkon rritje të çmimit të gazit natyror me 5%

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Kompania shtetërore “Bulgargaz” propozoi një çmim prej 35.98 euro për megavat-orë për gazin natyror në muajin maj, pa përfshirë kostot për akses, transmetim, akcizë dhe TVSH. Kjo theksohet në një kërkesë të dorëzuar në Komisionin për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit, i cili duhet të shqyrtojë propozimin e çmimit. Dokumenti u publikua në faqen zyrtare të rregullatorit. Për muajin prill, çmimi i miratuar i gazit natyror ishte 34.27 euro për megavat-orë. Kjo do të thotë se çmimi i propozuar për majin është më i lartë me 4.99%.

Rregullatori pritet të zhvillojë një dëgjesë publike të hapur mbi kërkesën e “Bulgargaz”, pas së cilës do të marrë vendimin përfundimtar për çmimin e gazit natyror për muajin maj në një mbledhje të mbyllur.

Ndërkohë, në tregtinë me pakicë, që nga fillimi i luftës me Iranin, çmimet e karburanteve të tjera në vend u rritën nga 20 deri në 45%.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova