LAJME

Artikull

Bullgaria i bashkohet tetë projekteve evropiane të mbrojtjes

Mërkurë, 15 Prill 2026, 15:33

Bullgaria i bashkohet tetë projekteve evropiane të mbrojtjes

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria do të marrë fonde për të marrë pjesë në tetë projekte të përbashkëta evropiane të mbrojtjes, tregojnë të dhënat e paraqitura sot, 15 prill, nga Komisioni Evropian. Një total prej 1.07 miliardë eurosh është planifikuar për 57 projekte mbrojtëse, raportoi BTA.

Vendi ynë do të marrë pjesë në një projekt për rritjen e sigurisë kibernetike me vlerë mbi 52 milionë euro, një projekt për sisteme orbitale me qëllim të dyfishtë me një buxhet prej mbi 57 milionë eurosh, si dhe një projekt për zhvillimin e satelitëve të lirë të zbulimit me një buxhet prej mbi 65 milionë eurosh, raportoi BTA.

Specialistët bullgarë do të bashkohen gjithashtu me projekte për vlerësimin e të dhënave të inteligjencës duke përdorur teknologjitë kuantike, në fushën e forcave detare, për zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të luftimit ajror dhe zhvillimin e simuluesve të trajnimit ushtarak, duke përdorur lazerë dhe inteligjencë artificiale. Projekti i fundit me pjesëmarrjen bullgare parashikon zhvillimin e pajisjeve për zbulimin e objektivave me shpejtësi të lartë në kushtet e dukshmërisë së dobët.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva