LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 16 prill 2026

Moti mbetet i qëndrueshëm, me reshje të shkurtra të mundshme në jugperëndim

Mërkurë, 15 Prill 2026, 19:20

Parashikimi i motit për 16 prill 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë midis 3 dhe 8 gradë. Për Sofje pritet rreth 5 gradë. Gjatë ditës, në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot me diell. Rritje më të theksuar të vranësirave do të ketë në rajonet jugore, ndërsa në disa vende të Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja dhe verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16 deri në 21 gradë. Në kryeqytet do të jenë rreth 19 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me re të larta të shpërndara. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja dhe juglindja. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 15 gradë. Uji i detit është rreth 11 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.

Në zonat malore vranësirat do të jenë më shpesh të konsiderueshme dhe kryesisht në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa mbi 2500 metra lartësi reshjet do të jenë nga shi dhe borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 13 gradë, ndërsa në 2000 metra rreth 5 gradë.

Të premten, në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot me diell. Rritje më të theksuara të përkohshme të vranësirave do të ketë në Bullgarinë Perëndimore, ku vende-vende në zonat malore do të ketë reshje të izoluara shiu. Era do të jetë e lehtë, ndërsa në shumë rajone përkohësisht do të pushojë. Temperaturat minimale do të jenë midis 3 dhe 8 gradë, ndërsa maksimalet midis 18 dhe 23 gradë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova