Artikull
Enjte 16 Prill 2026 04:30
Enjte, 16 Prill 2026, 04:30
FOTO: Muzeu i Historisë - Drjanovo
Madhësia e shkronjave
Muzeu i Historisë në Drjanovo(Bullgaria Qendrore Veriore) do të presë ekspozitën "Histori pas fasadave" të Muzeut Rajonal të Historisë - Sofje. Ekspozita do të hapet më 16 prill në orën 17:30.
Ekspozita paraqet historitë personale të njëmbëdhjetë shtëpive emblematike të Sofjes që kanë ruajtur kujtimin e ngjarjeve dhe njerëzve që u kanë dhënë jetë. Theksi është në fatet njerëzore pas fasadave arkitekturore - histori për njerëz dhe familje që lanë gjurmë në zhvillimin e kryeqytetit.
Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me figura pak të njohura, por domethënëse, siç janë sipërmarrësi Samuel Patak, inxhinieri Georgi Savov, si dhe familje si Haxhikocevi dhe Haxhillaskovi. Një pjesë e madhe e historive janë mbledhur nga trashëgimtarët e personave të paraqitur dhe janë plotësuar me kërkime arkivore.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva