LAJME

Artikull

Ministria e Mbrojtjes:

Në Aeroportin e Varnës do të ulen avionë transporti deri më 17 prill

Mërkurë, 15 Prill 2026, 17:48

С-17 Globemaster

С-17 Globemaster

FOTO: af.mil

Madhësia e shkronjave

Në Aeroportin e Varnës, deri më 17 prill, do të ketë ulje teknike të paracaktuara të avionëve të transportit C-17 Globemaster. Kjo lidhet me zbatimin e "procedurave rutinë për mirëmbajtjen teknike dhe furnizimin me karburant të avionëve", njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Ministria saktëson se fluturimi përmes hapësirës ajrore të Bullgarisë dhe përdorimi i infrastrukturës së aeroportit janë në përputhje me legjislacionin kombëtar.

Procedurat janë rënë dakord më parë me autoritetet kompetente dhe nuk ndikojnë në orarin e rregullt të fluturimeve në aeroportin civil. Tregohet se fluturimet kryhen në bazë të një lejeje reciproke të përhershme (bllok) diplomatike, të dhënë nga vendi ynë sipas legjislacionit aktual.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva