EKONOMI

Artikull

BNB ndryshoi parashikimin ekonomik për inflacionin dhe rritjen e PBB-së

Enjte, 16 Prill 2026, 09:19

Godina e Bankës Kombëtare Bullgare në Sofje

Godina e Bankës Kombëtare Bullgare në Sofje

FOTO: Ani Petrova - BNR

Madhësia e shkronjave

Inflacioni vjetor në Bullgari pritet të përshpejtohet në 4% deri në fund të vitit 2026, ndërsa inflacioni mesatar vjetor do të arrijë në 3.7%. Kjo tregohet nga skenari bazë në botimin pranveror të "Rishikimit Ekonomik" të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) pritet të ngadalësohet deri në fund të vitit në 3% në vend të 3.2% të vitit të kaluar.

Banka Kombëtare Bullgare specifikon se analiza bazohet në të dhënat që nga 19 marsi 2026 dhe nuk pasqyron plotësisht efektet e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ndërprerjet e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit dhe rritjen e çmimit të lëndëve të para të energjisë. Prandaj, në skenarin e pafavorshëm, inflacioni mesatar vjetor është më i lartë se skenari bazë me 0.7% deri në 1.4%.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva