LAJME

Artikull

Trafiku i kamionëve për në Turqi është i ngarkuar

Enjte, 16 Prill 2026, 09:56

Trafiku i kamionëve për në Turqi është i ngarkuar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pika e kalimit kufitar "Kapitan Andreevo" është e ngarkuar me kamionë që shkojnë në Turqi, njoftoi Policia Kufitare. Në pikat e tjera të kalimit kufitar dhe kalimet për në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë trafiku është normal.

Në kalimin kufitar Ruse - Giurgiu, po kryhen punime riparimi në pjesën bullgare të urës dhe trafiku po rregullohet në një korsi.

Një rotacion i planifikuar i personelit dhe pajisjeve ushtarake të ushtarëve polakë që marrin pjesë në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) do të zhvillohet në periudhën nga 16 deri më 22 prill 2026. Pajisjet ushtarake dhe ushtarët do të kalojnë nëpër territorin e vendit, pasi konvojet do të shoqërohen nga Policia Ushtarake dhe shoferët do të duhet të zbatojnë sinjalet e dhëna nga eskorta.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva