LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

Market Links pret që 5 parti të hyjnë me siguri në parlamentin e ri

Enjte, 16 Prill 2026, 10:58

Market Links pret që 5 parti të hyjnë me siguri në parlamentin e ri

FOTO: Market Links/bTV

Madhësia e shkronjave

"Bullgaria Progresive" e Rumen Radev merr mbështetje prej 30.8%. Në vendin e dytë janë GERB-SDS me 18% mbështetje nga votuesit në zgjedhjet e parakohshme, sipas të dhënave nga anketa e fundit e qëndrimeve zgjedhore para votimit të së dielës, e kryer nga "Market Links". Anketa "Market Links" u krye në periudhën nga 7 deri më 14 prill, e financuar dhe zbatuar së bashku me bTV. Ajo u krye midis 1003 personave mbi 18 vjeç duke përdorur metodat e intervistës direkte-personale dhe anketës online.

Forca e tretë politike në votimin e parakohshëm është "Po e Vazhdojmë Ndryshimin - Bullgaria Demokratike" me mbështetje prej 11.2%, DPS është e katërta me 6.5%, dhe "Vëzrazhdane" është e pesta me mbështetje prej 4.2%.

"Veliçie", "Sijanie", MEÇ dhe BSP mbeten nën, por afër, barrierës prej 4% për hyrje në parlament.

Presim një pjesëmarrje dukshëm më të lartë në votime – 61% kanë deklaruar gatishmëri, por në realitet do të jetë 54%, tha sociologu Dobromir Zhivkov për bTV. “Gjysma e atyre që hezitojnë se për kë të votojnë, shkojnë drejtpërdrejt te "Bullgaria Progresive", shton Zhivkov.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva