101 vjet nga sulmi në kishën “Sveta Nedelja” në kryeqytet

Enjte, 16 Prill 2026, 11:33

101 vjet nga sulmi në kishën “Sveta Nedelja” në kryeqytet

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

16 prilli i vitit 1925 ishte eEnjtja e Madhe.  Një ditë e Javës së Madhe , e cila mbart një simbolikë të veçantë, të lidhur me orët e fundit para tradhtisë së Birit të Zotit nga Juda dhe kapjes së Tij. Megjithatë, 101 vjet më parë, vendi ynë dëshmoi sulmin më të përgjakshëm në historinë e tij deri më sot.

Gjatë Javës së Madhe një shekull më parë në Kishën “Sveti Krall” /sot “Sveta Nedelja” – “Shën e Diela”/, gjatë një funerali për përfaqësuesin e popullit Gjeneral Konstantin Georgiev, i cili u vra dy ditë më parë, vdiqën 134 persona, por në ditët në vijim numri i tyre i kaloi 200, sepse vdiqën edhe disa nga 500 të plagosurit. Së bashku me të ftuarit e rangut të lartë, Mbreti Boris III pritej të ishte i pranishëm në kishë, por aiu vonua. Ishte kjo vonesë që i shpëtoi jetën për herë të dytë, pasi ai vetë mbijetoi pa lëndime pas një atentati ndaj tij në Qafën Arabakonak, të kryer ditën e vrasjes së përfaqësuesit të popullit. Por në Arabakonak vdiqën dy persona të tjerë, të cilët kishin udhëtuar me Mbretin Boris III dhe të cilët ai zgjodhi t’i përcillte në udhëtimin e tyre të fundit tokësor më 16 prill, ndaj u vonua për atentatin fatal në qendër të Sofjes.

Megjithatë, qëllimi i vrasësve për të eliminuar numrin më të madh të mundshëm të personelit të lartë ushtarak, figurave politike me ndikim dhe të afërmve të tyre civilë u arrit.

Cilat janë parakushtet historike për këtë akt mizorie të tepruar, ju kujtojmë në një material nga arkivi ynë:

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva