Artikull
Enjte 16 Prill 2026 12:20
Enjte, 16 Prill 2026, 12:20
Producentët Poli Angellova dhe Nikollaj Todorov duke marrë një çmim për filmin "Atlasi i Universit"
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Filmi për fëmijë "Atlasi i Universit", një bashkëprodhim i Rumanisë dhe Bullgarisë, do të marrë pjesë në edicionin e 79-të të Festivalit të Kanës në seksionin Cannes Ecrans Juniors 2026, njoftoi Qendra Kombëtare e Filmit. Udhëtimi i Atlasit të mrekullueshëm vazhdon me besim pas premierës së tij në festivalin e Berlinit në shkurt. Filmi gjithashtu ka një çmim për filmin më të mirë për të rinj në Festivalin e Filmit në Sofje.
"Atlasi i Universit" ndjek historinë e 10-vjeçarit Filip, i cili aksidentalisht blen dy këpucë të djathta dhe duhet të nisë një udhëtim për të gjetur të majtën që mungon. Kjo e çon atë në një botë të pabesueshme dhe mësime të papritura për veten dhe botën.
Ky është filmi i parë me metrazh të gjatë për fëmijë i drejtuar nga Paul Negoescu. Filmi është shkruar nga ai dhe Mihai Mincan.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva