LAJME

Artikull

Indeksi i tensionit shoqëror mbetet i lartë

Enjte, 16 Prill 2026, 14:37

Indeksi i tensionit shoqëror mbetet i lartë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Tensioni shoqëror gjatë tremujorit të parë në shoqërinë tonë mbetet i lartë. Indeksi, i matur nga Qendra për Analizë dhe Komunikim në Kriza dhe Agjencia “Mjara”, është 6.88 në një shkallë dhjetëpikëshe, çka nënkupton një rritje të lehtë krahasuar me 6.76 në tre muajt e fundit të vitit 2025. Kështu, treguesi vazhdon të mbetet në kategorinë “indeks i lartë, rreziqe të vështira për t’u kontrolluar”.

Tensioni politik, karakteristik për fundin e vitit të kaluar, është ulur, por si faktorë për rritjen e shqetësimit dalin në plan të parë rritja reale dhe e perceptuar e çmimeve, si dhe tragjedia “Petrohan”, e cila ka marrë një jehonë të konsiderueshme publike, theksohet në sondazh.

Faktori kryesor për rritjen e tensionit shoqëror është rritja e çmimeve, ndërsa i lartë mbetet edhe indeksi i korrupsionit.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova