LAJME

Artikull

Ministri i Energjisë bën thirrje për çmime fikse për centralet e reja bërthamore

Enjte, 16 Prill 2026, 15:09

Ministri i Energjisë bën thirrje për çmime fikse për centralet e reja bërthamore

FOTO: Ministria e Energjetikës

Madhësia e shkronjave

Pjesëmarrja e fortë e kompanive bullgare në projektin për ndërtimin e njësive 7 dhe 8 të centralit bërthamor “Kozlloduj” është çelësi për zhvillimin ekonomik të Bullgarisë Veriperëndimore, tha Ministri i Energjisë Trajço Trajkov në një takim me Ambasadorin e Koresë së Jugut në Sofje Dong-bae Kim dhe menaxhmentin e Hyundai Engineering and Construction.

FOTO: Ministria e Energjetikës

Ministri Trajkov përshëndeti angazhimin e palës koreane për t'ua dhënë 30% të aktiviteteve kompanive bullgare. Pala koreane e informoi Trajkovin rreth progresit të projektit dhe nevojës për të zgjatur kontratën e inxhinierisë, e cila skadoi më 4 mars dhe u nënshkrua 2 vjet më parë. Ne kemi përvojë traumatike nga projekte të tjera të ngjashme, ku zgjatjet e pafundme dhe mungesa e kontrollit mbi çmimin çuan në dështim, theksoi Trajkov dhe bëri thirrje që objektet e reja në termocentralin bërthamor “Kozlloduj” të ndërtohen me çmime fikse.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva