Artikull
Enjte 16 Prill 2026 16:27
Enjte, 16 Prill 2026, 16:27
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komisioni Evropian miratoi kërkesën e Bullgarisë për sigurimin e një ndihme shtetërore të përkohshme për ndërmarrjet me konsum të lartë energjie. Ndihma lidhet me riinvestimin e gjysmës së shumës së përfituar në masa për uljen e ndotjes me karbon. Parashikohet që vendi ynë të sigurojë 334 milionë euro gjatë tre viteve të ardhshme. Nga ato do të përfitojnë edhe ndërmarrje që rrezikohen nga nevoja për të zhvendosur prodhimin e tyre jashtë Bashkimit Evropian për shkak të kërkesave të larta për mbrojtjen e mjedisit. Ndërmarrjet e mbështetura do të jenë të detyruara të investojnë të paktën 50% të ndihmës në asete të reja ose të modernizuara, për të ulur kostot për rrjetin e energjisë elektrike, pa rritur përdorimin e lëndëve djegëse fosile.
Masa në vendin tonë do të zbatohet në mënyrë prapavepruese nga 1 korriku 2025 deri më 30 qershor 2028. Vendi ynë do ta shpërndajë ndihmën përmes furnizuesve të energjisë elektrike, në formën e uljes së faturave mujore.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova