Enjte 16 Prill 2026 16:36
Enjte, 16 Prill 2026, 16:36
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Një mesazh elektronik me kërcënime për vendosje mjetesh shpërthyese është marrë sot në një shkollë të kryeqytetit. Letra është përcjellë me kopje edhe në tri institucione të tjera arsimore, por për to nuk ka kërcënime konkrete, mësoi Radioja Kombëtare Bullgare nga burimet e saj. Në mesazh kërkohet që të paguhen 100 mijë në kriptovaluta. Më herët gjatë ditës, një sinjal për vendosjen e një mjeti shpërthyes është marrë edhe për Pallatin e Drejtësisë. Në një pjesë të ndërtesave kontrollimet kanë përfunduar dhe nuk u zbulua asgjë shqetësuese.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova