LAJME

Artikull

Kryeministri: Fokusi i qeverisë mbetet mbrojtja e votës së ndershme

Enjte, 16 Prill 2026, 17:37

Kryeministri: Fokusi i qeverisë mbetet mbrojtja e votës së ndershme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Tre ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, fokusi i qeverisë mbetet mbrojtja e votës së ndershme, sepse nuk ka kërcënim më të madh për një shtet dhe një shoqëri sesa tregtimi i demokracisë, deklaroi kryeministri në detyrë Andrej Gjurov në fillim të mbledhjes së qeverisë. Kryeministri shprehu keqardhje se ky nuk është i vetmi treg ku qytetari bullgar është shndërruar në mjet për përfitim. “Ekziston edhe një tjetër, më i heshtur dhe më pak i dukshëm, dhe ky është tregtimi i shëndetit. Në njërin rast blihen vota për të fituar mandate, ndërsa në tjetrin shfrytëzohen dobësitë e një sistemi të çarë për të mbushur arkat partiake dhe sërish çmimi paguhet nga qytetarët bullgarë”, theksoi ai.

Edhe gjatë ditës së sotme vazhduan operacionet e specializuara policore për ndalimin e qytetarëve që merren me blerjen e votave.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova