LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

Sondazh i “Mjara” për BNR tregon 5 parti të sigurta në parlamentin e ardhshëm

Premte, 17 Prill 2026, 09:46

Sondazh i “Mjara” për BNR tregon 5 parti të sigurta në parlamentin e ardhshëm

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në gjysmën e parë të prillit, 34.6% e votave do t’i fitonte “Bullgaria ProgresiveNë vend të dytë do të renditej GERB-SDS me 18.5% mbështetje, ndërsa e treta do të ishte PP-DB me 11.4%. Të katërtat dhe të pestat do të ishin përkatësisht DPS–Fillim i Ri me 9.1% dhe “Vëzrazhdane” me 7.4%.

“BSP–E Majta e Bashkuar” ndodhet në prag të hyrjes në parlamentin e ardhshëm me 4%. Afër saj janë “Sijanie” dhe MEÇ me përkatësisht 3,6% dhe 3,5%.

Pjesëmarrja e mundshme në votime është 50.7%. Nga të anketuarit, 5.6% pranojnë se do të votonin kundrejt pagesës. 41.2% mendojnë se zgjedhjet do të jenë të ndershme. Mbi një e treta presin që pas votimit të ketë një qeveri njëpartiake, ndërsa 3.,6% dëshirojnë një formë koalicioni.

Të dhënat janë të Agjencisë “Mjara” për BNR-në. Sondazhi u realizua nga 4 deri më 13 prill. Intervistat u bënë “ballë për ballë”, me tableta, me 1002 qytetarë madhorë. Gabimi maksimal statistikor është ±3.1%.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova