Artikull
Premte 17 Prill 2026 11:11
Premte, 17 Prill 2026, 11:11
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministri i rinisë dhe sportit, Dimitër Iliev, hapi zyrtarisht numërimin mbrapsht deri në një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit në botë – Xhiro e Italisë. Në qendër të Sofjes u vendos një orë e posaçme, e cila do të numërojë ditët deri në fillimin e garës. Bullgaria do të hyjë në histori si mikpritëse e tre etapave të para të kësaj gare prestigjioze. Çiklistët më të mirë në botë do të kalojnë nëpër qytete kyçe si Nesebër, Burgas, Veliko Tërnovo, Plovdiv dhe Sofje. Starti zyrtar do të jepet më 8 maj në qytetin bregdetar Nesebër.
FOTO: BTA
Instalimi, i vendosur në sheshin përpara Katedrales “Shën Aleksandër Nevski”, tashmë tregon pak më shumë se tre javë deri në fillimin e ngjarjes. Ora është ndërtuar në formë paralelepipedi dhe është ngjyrosur në rozën karakteristike – simbol i garës. Në dy anët e saj ndodhet kohëmatësi, si dhe itinerari i etapave në Bullgari, ndërsa anët e tjera paraqesin emrat e fituesve legjendarë të garës dhe vendeve që ishin mikpritëse të startit gjatë viteve, njoftojnë BTA dhe BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova