LAJME

Artikull

Nuk ka të lënduar bullgarë nga sulmet e fundit ruse ndaj civilëve në Ukrainë

Premte, 17 Prill 2026, 11:28

Nuk ka të lënduar bullgarë nga sulmet e fundit ruse ndaj civilëve në Ukrainë

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Ministria e Punëve të Jashtme dënoi sulmet e radhës masive ndaj qyteteve ukrainase, përfshirë Odesën, Kievin dhe Dnipron, ku ka viktima dhe të plagosur mes popullsisë civile. Kjo thuhet në një qëndrim të diplomacisë bullgare, të publikuar në faqen e ministrisë. “Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet dhe të afërmit e të vrarëve, si dhe solidaritetin me të gjithë të lënduarit. Bullgaria ndan dhimbjen e popullit ukrainas në këtë moment të vështirë”, deklarojnë nga Ministria e Jashtme bullgare. Sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe kritike, si dhe ndaj ndërtesave të banimit, janë veçanërisht të papranueshme. Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile janë kategorikisht të papranueshme dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, thuhet më tej në qëndrim. Bullgaria bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve dhe thekson nevojën që autorët e krimeve ndaj jetës njerëzore të nxirren para përgjegjësisë.

Deri tani nuk ka informacion për shtetas bullgarë të lënduar, njoftojnë gjithashtu nga ministria.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova