Artikull
Ekspozitë për arsimin e lartë dhe orientimin profesional UniExpo në Sofje
Shtunë 18 Prill 2026 03:00
Shtunë, 18 Prill 2026, 03:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje sot është mikpritës i ekspozitës për arsimin e lartë dhe orientimin profesional – UniExpo. Forumi është i drejtuar ndaj nxënësve nga klasa e 10‑të deri në të 12‑tën dhe prindërve të tyre, të cilët kërkojnë udhëzime për zgjedhjen e universitetit dhe zhvillimin profesional. Ngjarja do të vendosë fokusin mbi sfidat aktuale me të cilat përballen të rinjtë sot – tregun dinamik të punës, profesionet në ndryshim dhe nevojën për një zgjedhje të vetëdijshme, të përshtatur si me interesat personale, ashtu edhe me mundësitë reale për zhvillim.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen me mbi 50 përfaqësues universitetesh dhe të zhvillojnë konsultime.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva