EKONOMI

Artikull

Guvernatori i BNB shpjegoi se çfarë qëndron pas pranimit të suksesshëm të euros

Premte, 17 Prill 2026, 16:29

Dimitër Radev

Dimitër Radev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Disiplina, përgatitja dhe besimi janë tre faktorët që kontribuuan në pranimin e suksesshëm të euros në Bullgaria. Këtë e theksoi guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB), Dimitër Radev, në një aktivitet në kuadër të takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës BotëroreWashington. “Për Bullgarinë, pranimi i euros nuk ishte një vendim i marrë në momentin e fundit. Ai ishte përfundimi natyror i një procesi të gjatë. Flas për dekada, jo për vite. Dhe mësimi kryesor nga përvoja jonë është ky: nuk e pranoni euron për të fituar besim. E pranoni atë kur tashmë keni besim. Ose, thënë ndryshe, euroja nuk krijon besim – ajo e forcon atë”, përmblodhi përvojën bullgare Radev. Bordi valutor, që funksionon në Bullgari prej pothuajse 30 vitesh, ka kontribuar në krijimin e disiplinës jo vetëm në politikën monetare, por edhe në politikën fiskale, gjë që reflektohet në një nga raportet më të ulëta të borxhit publik ndaj PBB-së në Evropë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova